Kërkohen detaje nga policia për rastin Maxhuni

23 tetor 2018 | 13:46

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në mbledhjen e sotme ka diskutuar për rastin e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, i cili dyshohet për posedim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Nënkryetarja e parë e këtij komisioni, Ganimete Musliu, ka thënë së Lëvizja Vetëvendosje në këtë mbledhje ka kërkuar shkarkimin e Shpend Maxhunit.

Ajo ka thënë po ashtu se ky komision me shumicë votash ka vendosur që lidhur me këtë rast të kërkojë një raport të detajuar nga Policia

“Zakonisht vendimet merren me konsensus. Sot kishte zëra të ndryshëm nga partitë opozitare, me theks të veçantë nga Lëvizja Vetëvendosje ishte kërkesa edhe për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni”.

“Komisioni, me shumicë votash, vlerësoi që ne fillimisht duhet të informohemi në vijë zyrtare lidhur me rastin, sa ka qenë ligjërisht i invlovuar drejtori i AKI-së, a ka pasur ndërhyrje në rastin dhe të tjera. Pasi t’i kemi informacionet, ne do të përgjigjemi në një takim të radhës”.

“Fillimisht u morëm vesh që të kërkojmë nga Policia e Kosovës që në detaje të na raportojë për rrjedhën e kësaj ngjarje që tashmë ka ndodhur”, ka thënë Musliu, raporton “Klan Kosova” .

Musliu ka deklaruar se vetëm pasi të marrin raportin nga Policia lidhur me rastin, komisioni në fjalë do të mbajë edhe një mbledhje për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm.

“Nëse vërtetohet që drejtori i AKI-së ka ndikim në çështjen, atëherë konform ligjit dhe rregullave do të përgjigjemi dhe do të kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të marrin masa”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesut Ozil ka shkëlqyer në ndeshjen Arsenal-Leicester City (3-1), kurse…