Ferizaj falënderon qytetarët për respektim të orës policore

30 mars 2020 | 09:41

Komuna e Ferizajt i ka falënderuar qytetarët të cilët e kanë respektuar orarin e ndalimit të qarkullimit. “Faleminderit ferizajas për kulturën dhe vetëdijen që ta mbroni shëndetin tuaj e të bashkëqytetarëve dhe për respektimin e udhëzimeve të kompetentëve”, ka shkruar zëdhënësi i komunës në llogarinë e Komunës së Ferizajt në “Facebook”, në të cilën ka publikuar disa fotografi të disa prej shesheve dhe rrugëve të Ferizajt të cilat janë të boshatisura.

Ja shkrimi i komunës:

Ferizaj pa makina e qytetarë rrugëve gjatë orarit të ndalim qarkullimit!

FALEMINDERIT ferizajas, për kulturën, vetëdijen ta mbroni shëndetin tuaj e të bashkëqytetarëve e respektimin e udhëzimeve të kompetentëve!

E oraret kur lejohet qarkullimi, shfrytëzoni vetëm për daljet e domosdoshme, për furnizim me ushqime, ilaçe e nevoja urgjente, pa rrezikuar as veten as familjen, as të tjerët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump thotë se nuk do të mbështesë ligjin…