Ferizaj, gati në përfundim, nënkalimet për vetura te Plus Marketi dhe në Varosh

13 shtator 2020 | 13:13

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se janë gati në përfundim nënkalimet për vetura te Plus Marketi dhe në Varosh.

“Nënkalimet për vetura te Plus Marketi dhe në Varosh, janë shembujt sesi me energji të pashtershme, punë ditë e natë, të pakompromis në cilësinë e punimeve, realizohen vepra madhore infrastrukturore”, ka thënë Aliu gjatë inspektimit të punëve. “Inspektova këto dy nënkalime që kanë arritur kulmin e punimeve në prag të përfundimit, për t’i jap frymë sa më parë qarkullimit rrugor në qendrën e qytetit dhe për t’i mundësuar qytetarëve infrastrukturën që i mungoi për dekada me radhë”, ka deklaruar kryetari Aliu.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i emergjencave për parandalimin e virusit Covid-19, në mbledhjen…