Ferizaj, objekti modern i shkollës në Talinoc të Muhaxherëve drejt përfundimit

11 janar 2024 | 15:25

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se objekti i ri i shkollës në Talinoc të Muhaxherëve është drejt përfundimit.

Aliu ka shkruar në “Facebook” se edhe një tempull i dijes pothuajse është bërë gati për të mirëpritur qindra nxënës në një objekt modern.

“Përveç dhomave të mësimit do të ketë edhe kabinetet profesionale kthina rekreative, me kushte moderne për të zhvilluar mësimin nxënësit e këtij fshati”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd, ka thënë se…