Ferizaj shënoi Ditën e Personave të Zhdukur

27 prill 2021 | 15:35

Me një aktivitet simbolik, të organizuar nga të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve në Ferizaj, me mbështetje nga Sektori i Rinisë, Komuna e Ferizajt dhe Shoqata e Familjeve të Personave të Pagjetur në Ferizaj, është shënuar 27 prilli – Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur.

Nënkryetari i Ferizajt, Arton Gavazi së bashkë me të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve dhe familjarë të personave të pagjetur, morën pjesë në aktivitetin që ishte dizajnuar në formë të tillë ku përmes pikëpyetjes, shtrohej pyetja për fatin e të pagjeturve si dhe bën homazhe në obeliskun e ngritur ditë më parë nga Komuna e Ferizajt, dedikuar të pagjeturve të Komunës së Ferizajt.

“Të pagjeturit janë plagë e shoqërisë sonë dhe deri në zbardhjen e fatit të tyre, nuk duhet të reshtet në asnjë moment”, ka thënë nënkryetari Gavazi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka bërë të ditur se nga…