Ferizaj shënon Ditën Botërore për parandalimin e abuzimit me fëmijët

19 nëntor 2020 | 13:22

Rrethanat pandemike kanë penguar zhvillimin normal të një mori aktivitetesh të planifikuara kohë më parë nga grupe e organizata të ndryshme.

Kështu, edhe aktivitetet e planifikuara të mbahen përkitazi me Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve, të organizuara nga Qendra për Arsim të Kosovës (KEC) në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara (FIT) shënuan në Ferizaj, Ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve.

Me mesazhe, thënie, piktura e vizatime të ndryshme, shkollarët dhanë mesazhin e tyre për këtë ditë, duke thirrur në ndërgjegjen shoqërore për ndalimin e abuzimit me fëmijët.

Kjo ngjarje u shënua në kuadër të projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – TACA”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).

Projekti “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” është mbikëqyrur nga koordinatorja e projektit, Ardita Kabashi në bashkëpunim me koordinatorin e terrenit për Ferizaj, Arben Aliu me përkrahjen edhe të Komunës së Ferizajt.

Aktiviteti për të shënuar 19 Nëntorin – Ditën Botërore Kundër Abuzimit të Fëmijëve ka përfshirë të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt, ku fëmijët kanë shfaqur idetë e tyre përmes vizatimeve dhe shkrimeve letrare.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratat e fundit e Lionel Messit kanë vënë edhe një…