Fermerët e Therandës të interesuar për skemën e granteve nga MZhR-ja

02 shkurt 2018 | 16:35

Në sallën e Asamblesë Komunale në Therandë të premten është organizuar sesioni informues për skemën e granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Ballancuar” të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZhR).

Nënkryetarja e komunës së Therandës, Mihrije Suka, ka ftuar të pranishmit që të aplikojnë për të fituar ndonjërin nga tri lotet, sa janë gjithsej.

Për rëndësinë e këtyre grandeve ka folur edhe zëvendësministri i MZhR-së, Musa Cena, ka thënë se kanë disa fonde të cilat do t’i fitojnë komunat. “Fondet që do t’i ndajë kjo ministri nuk janë edhe aq të mëdha, por ky është një hap që do të ndikojë që MZhR-ja ta zgjerojë veprimtarinë”, ka deklaruar Cena.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazën e KFOR-it gjerman në Prizren, të premten është…