Fero infektohet me Covid-19: Kam menduar që është shaka

23 gusht 2021 | 11:47

Listës së personazheve publikë që janë infektuar me virusin Covid-19 i është shtuar edhe reperi Fero.

Në një postim të fundit në Story-n e tij në Instagram, reperi ka treguar se më herët nuk e ka besuar virusin, derisa ka rezultuar vetë i infektuar.

“Kam menduar që koronavirusi është hajgare, ama përnime hiç. Unë jam pozitiv Mos më folni”- shprehet ai në video, teksa duket se në fakt është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Me këtë video, ai gjithashtu ndërgjegjëson ndjekësit e tij se virusi nuk është shaka.

Në korrik të këtij viti, Fero festoi ditëlindjen e parë si baba. Ai mbushi 24 vjeç dhe me siguri kjo ditë ishte ndër më të veçantat për të.

Partnerja e tij Arbenita Ismajli u kujdes t’i bënte urimin më të bukur, duke mbledhur momente të reperit dhe vajzës së tyre, Ninës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Skenderaj ka njoftuar…