PDK-ja del me sqarim: Kandidatura e Sami Lushtakut nuk ka asnjë pengesë ligjore

23 gusht 2021 | 11:45

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Skenderaj ka njoftuar Sami Lushtaku, i cili është kandidat për kryetar të Skenderaj nuk ka asnjë proces gjyqësor.

“Në lidhje me proceset gjyqësore të cilat janë zhvilluar ndaj z. Sami Lushtaku, njoftojmë se të gjitha lëndët janë të përfunduara dhe asnjë proces gjyqësor nuk është duke u zhvilluar ndaj tij. Kjo vërtetohet edhe përmes certifikatës e cila evidenton personat ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procese penale, e ku për z. Lushtaku, kjo pasqyrë prezanton që ndaj tij nuk është duke u zhvilluar asnjë proces penal aktiv”, është thënë në njoftimin e degës së PDK-së në Skenderaj.

Njoftim i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj:

Në lidhje me proceset gjyqësore të cilat janë zhvilluar ndaj z. Sami Lushtaku, njoftojmë se të gjitha lëndët janë të përfunduara dhe asnjë proces gjyqësor nuk është duke u zhvilluar ndaj tij. Kjo vërtetohet edhe përmes certifikatës e cila evidenton personat ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procese penale, e ku për z. Lushtaku, kjo pasqyrë prezanton që ndaj tij nuk është duke u zhvilluar asnjë proces penal aktiv.
Sa i përket Procesit Penal, i cili është bërë publik në disa mediume, ju njoftojmë që ai proces ka të bëjë me një vepër penale në vitin 2004 dhe për të cilin z. Lushtaku, nuk është ftuar asnjëherë dhe nuk është njoftuar lidhur me atë rast. Vlen të theksohet që në kuptim të dispozitave përkatëse penale, kemi të bëjmë me një çështje e cila është tanimë e parashkruar dhe nuk mund të zhvillohet një proces përderisa ka mbërritur Parashkrimi Absolut i lëndës.
Përfundimisht, njoftojmë opinionin se ndaj z. Lushtaku, nuk është duke u zhvilluar asnjë proces penal, të gjitha lëndët i ka të përfunduara dhe për shkak që lëndët kanë qenë të natyrës së lehtë, i njëjti është dënuar vetëm me gjobë dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të paraqiten si argumente ligjore që të pamundësojnë certifikimin për kryetar të Komunës së Skenderajt.
Aq më tepër, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetit Etem Arifi, ka të bëjë vetëm me kandidatët për deputetë të Parlamentit të Kosovës, me qëllim që në përbërjen e Parlamentit të Kosovës si organi më i lartë ligjvënës, të mos ketë përfaqësues me precedentë penalë, prandaj ky aktgjykim nuk ka të bëjë fare me kandidatët për kryetar komunash dhe si i tillë nuk mund të merret për bazë me rastin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhje lokale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, ka treguar gjithmonë…