Fero njoftoi ndarjen, por Arbenita nuk e pranon

16 maj 2019 | 16:45

Lidhja e dashurisë se Feros dhe Arbenitës duket se ka përfunduar, por njëri prej tyre nuk e pranon ndarjen.

Mëngjesin e sotëm, ishte reperi Fero që ka njoftuar fansat se është beqar. Në llogarinë e vet në në “Instagram” vihet re se ka fshirë të gjitha fotografitë me modeluesen.

Por e dashura e tij, Arbenita Ismajli, e cila nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë çështje vazhdon të ketë imazhet ku i shpreh dashurinë Feros.

Nuk dihet nëse është një zënkë e momentit apo Fero ka vendosur seriozisht që të mos kthehet më me Arbenitën.

Gjithçka mbetet për tu parë me kalimin e kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deputet dhe një ministër i PDK-së, janë përplasur në…