Feronikeli 74 fiton ndaj Fushë Kosovës

31 mars 2024 | 17:29

Feronikeli 74 ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.

Vendasit arritën që të shënojnë që në rastine  parë të mirë duke e hapur ndeshjen.

Zhvillohej minuta e 9-të, kur Ibrahim Cervadiku shënoi për 1-0. Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë, ndërsa Fushë Kosova në minutën e 80-të mbeti me dhjetë veta në fushë.

Me këtë fitore, Feronikeli kalon në vendin e shtatë me 29 pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në vendin e 9-të me 20 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e…