
Feronikeli fiton derbin e Drenicës
10 mars
19:20
Feronikeli ka fituar derbin lokal ndaj Drenicës.
Ish-kampioni i Kosovës fitoren e siguroi në minutën e 77 përmes golit të realizuar nga Albutrint Morina.
Me këtë fitore Feronikeli ngjitet në pozitën e tretë me 34 pikë, tri më pak se Drita në pozitën e dytë.
Drenica tubon 33 pikë në pozitën e shtatë.