Feronikeli luan për fitore, Flamurtari për barazim

01 dhjetor 2018 | 10:06

Përparim Islami ka paralajmëruar se opsioni i vetëm i Feronikelit për ndeshjen ndaj Flamurtarit është fitorja, kurse Alban Shillova ka shprehur optimizëm se kuqezinjtë e kryeqytetit do të dalin të pamposhtur nga ndeshja që zhvillohet në Drenas.

KF Feronikeli kërkon fitoren në ndeshjen ndaj KF Flamurtarit e cila zhvillohet sot (e shtunë) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, kurse skuadra kuqezi nga Prishtina synon ta nxjerrë të paktën një pikë nga ky udhëtim mjaft i vështirë. Mbrojtësi i Feronikelit, Përparim Osmani, ka thënë se pikët e plota do të mbesin në Drenas, ani pse Flamurtari ka një skuadër të papërshtatshme. “Ndeshjen e radhës e kemi me Flamurtarin. Assesi nuk bën ta nënvlerësojmë, sepse kjo skuadër ka shënuar rezultate pozitive. Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Mungesa nuk kemi dhe shpresojmë se do ta japim maksimumin”, ka thënë Islami.

Feronikeli pozicionohet në vendin e dytë në IPKO Superligë me 36 pikë, kurse Flamurtari zë vendin e gjashtë me 22 pikë të grumbulluara. Ndërsa sulmuesi më i mirë i Flamurtarit dhe ndër më të mirët në ligë, Alban Shillova, ka thënë se skuadra kryeqytetase synon të paktën një barazim. “Synimet janë që mos t’u humbasim ndeshjen dhe atje shkojmë me synim për të nxjerrë të paktën një pikë. Na mungojnë dy qendërmbrojtës, Veton Kabashi edhe Benash Kuansa, por kjo nuk do të thotë se jemi të dorëzuar për ndeshjen ndaj një kundërshtari të fortë siç është Feronikeli. Do të angazhohemi maksimalisht që të nxjerrim rezultat pozitiv”, ka thënë Shillova për “Epokën e re”.

Të shtunën zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera, ku përballen Gjilani – Ferizaj, Drenica – KEK-u dhe Llapi – Liria. Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit Trepça ’89 – Ballkani dhe derbi në mes të Prishtinës dhe Dritës. /Veton ZYMBERI/

IPKO Superliga

Të shtunën takohen:

13:00 Gjilani – Ferizaj
13:00 Drenica – KEK-u
13:00 Llapi – Liria
13:00 Feronikeli – Flamurtari

Të dielën takohen:

13:00 Trepça ‘89 – Ballkani
15:00 Prishtina – Drita

 

LIGA E PARË

Trepça – Vitia
Istogu – Kika
Fushë Kosova – Dukagjini

Të dielën takohen:
Besa – Vllaznia (P)
Vushtrria – Vëllaznimi
Drenasi – Ramiz Sadiku
2 Korriku – Onix
Bashkimi – Arbëria

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për…