Thaçi: Ish-presidentin George H.W. Bush bota do ta kujtojë si patriot të pashoq

01 dhjetor 2018 | 09:34

Presidenti Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për vdekjen e presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush. 

“SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje  të madhe”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dashuria mes Frederik Veselit dhe Empolit pritet të zgjasë. Sipas…