Veseli pritet të qëndrojë te Empoli deri 2022

01 dhjetor 2018 | 09:33

Dashuria mes Frederik Veselit dhe Empolit pritet të zgjasë.

Sipas asaj që raporton “La Gazzeta dello Sport”, mbrojtësi kuqezi është futbollisti i radhës te skuadra italiane që do ta rinovojë kontratën deri në vitin 2022. Veseli aktivizohet me ekipin e Serisë A që nga viti 2016 ku është kthyer në një nga lojtarët kryesor.

 Veseli është edhe një nga të besuarit e Panuccit në Kombëtare. Mbrojtësi Veseli pritet ta vijojë kontratën me Empolin deri në vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Obama ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së ish-presidentit…