Feronikeli nuk i ndryshon çmimet e biletave

26 qershor 2019 | 18:04

Pavarësisht se numri i shikuesve të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte i vogël për të përcjell ndeshjen Feronikeli-Lincoln si pasojë e çmimit të lartë të biletave, Feronikeli nuk i ndryshon çmimet e biletave as për ndeshjen finale.

Kundërshtare e skuadrës nga Drenasi në finale është Santa Coloman. “5 euro për zonat Përmendim dhe Lindje, kurse 10 euro për Zonën VIP”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Biletat do të dalin në shitje ditën e enjte nga ora 14:00 në këto pika të shitjes: sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, Restorant “Dijamant” në Drenas dhe Pizzeria “Dijamant” në Komaran. Ndërkohe të premten biletat shiten vetëm te stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se është duke…