
Feronikeli zhvillon përgatitjet e fundit para ndeshjes me Lirinë
11 shkurt 2020
| 16:24
Skuadra e Feronikelit i është rikthyer stërvitjeve në fushën sintetike në Drenas, pas fazës përgatitore që e kaloi në Antalya të Turqisë.
Ekipi po bën përgatitjet e fundit para ndeshjes së DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll që do të zhvillohet nesër (e mërkurë), në Prizren.
Liria është nikoqire e FC Feronikelit, në takimin çerekfinal të DigitAlb Kupës së Kosovës që fillon prej orës 12:30. Feronikeli në Antalya zhvilloi gjithsej katër takime miqësore, ndaj Shakhtar Donetsk, Lokomotiv Sofja, FC Shkupi dhe Rukh Brest.