Festa e Fitër Bajramit, përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit

10 prill 2024 | 08:27

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit, është trashëgimi e jona e çmuar.

Osmani në Facebook shkruan se festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

“Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.

Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!”, shkruan presidentja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë…