Festa e vjeljes së rrushit ‘Hardh Fest’ mbahet më 1, 2 dhe 3 shtator

08 gusht 2023 | 12:57

Festa e Vjeljes së Rrushit, e njohur tashmë si ‘Hardh Fest’ do të mbahet më 1, 2 dhe 3 shtator në Rahovec.

“Me të drejtë është festë për të gjithë ne. Festë e merituar për bujqit e vyeshëm dhe punëtorë të komunës së Rahovecit. Ky organizim, ndër vite e ka identifikuar rajonin tonë vreshtar dhe e ka shndërruar në festë kombëtare të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përtej saj. Si kryetar i Komunës së Rahovecit, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të mos e humbasin rastin, të vijnë dhe të përjetojnë Festën e Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2023!”, ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka thënë se gjatë këtyre tri ditëve dhe netëve, organizatorët do të përkujdesen të ketë laramani të aktiviteteve kulturore, rekreative dhe turistike, që do të kulmojnë me koncerte në orët e mbrëmjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka rritur…