Festivali i gastronomisë në Prishtinë, vendtakim për adhuruesit e kuzhinës

21 korrik 2019 | 17:05

Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë ka vazhduar dita e dytë e festivalit të gastronomisë “Prishtina Gastronomy Festival”.

Përgjatë dy ditëve në këtë festival janë prezantuar koncepte të ndryshme gatimi nga kuzhinier të njohur, simpoziume, punëtori, promovime të librave, prezantime të produkteve të ndryshme nga shitës vendor, etj.

Ky festival, sipas bizneseve të vogla pjesëmarrëse është mundësi e mirë për kompanitë që të promovojnë produktet dhe shërbimet të tyre në veçanti për bizneset e reja.

Remzije Berisha, nga shoqata e grave fermere “Alba” nga fshati Progoc, e cila në këtë edicion të festivalit paraqitet me ushqime tradicionale, ka thënë se për ushqimet të cilat i përgatitë kjo shoqatë ka shumë interesim për t’i shijuar ato, por edhe për të mësuar se si përgatiten.

Ndërsa Mihane Abdullahu, nga Komuna e Lipjanit e cila drejton organizatën e ushqimeve tradicionale “Duart e vyera”, ka thënë se kërkesat për t’i shijuar këto ushqime, vijnë kryesisht nga të rinjtë, por nuk mungon as interesimi i të huajve.

Prishtina Gastronomy Festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare, duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare.

Ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar. Ky ishte edicioni i parë i këtij festivali e që do të quhet “Bukë e kripë e zemërbardhë”. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Turqia vijojnë të mbajnë një nivel të lartë…