Nesër protestojnë punëtorët e ‘Infrakos’-it

25 tetor 2026 | 14:33

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A. do të protestojnë nesër (e hënë) në Fushë-Kosovë.

Qëllimi i protestës, siç kanë bërë me dije punëtorët, është kërkesa për indeksimin e pagave, në mënyrë që ato të reflektojnë ndryshimet në koston e jetesës dhe të sigurohet trajtim i drejtë për të gjithë punëtorët.

Sipas tyre, ky vendim vjen pas kërkesave të shumta dhe negociatave me menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes, të cilat nuk kanë dhënë rezultat.

“Pas shumë kërkesave me shkrim dhe negociatave të Sindikatës me menaxhmentin dhe bordin e Ndërmarrjes Publike ‘Infrakos’ Sh.A., të cilat deri më tani nuk kanë treguar ndonjë sukses, ju ftojmë që më 26.10.2026 (e hënë), me fillim në orën 08:00, të merrni pjesë në protestën e punëtorëve të ‘Infrakos’-it, e cila do të mbahet para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Levan–Tepelenë, në…