Fetah Rudi: LDK në Malishevë më futen thikë pas shpine në zgjedhje
08 janar 2026
| 20:36
Kandidati i LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Fetah Rudi, falënderoi mbi 8 mijë qytetarë për besimin e dhënë, duke e cilësuar mbështetjen e tyre si një përgjegjësi të madhe. Megjithatë, Rudi shprehu zhgënjim që kjo mbështetje nuk mjaftoi për të marrë mandat deputeti, duke theksuar se kandidimi i tij kishte për qëllim parandalimin e një koalicioni të papranueshëm që mund të dëmtonte LDK-në.
Rudi kritikoi ashpër udhëheqësit e degës së LDK-së në Malishevë, duke i akuzuar për bojkot të kandidaturës së tij, që sipas tij ndikoi negativisht në rezultatin zgjedhor lokal dhe në unitetin e partisë.
Statusi i tij i plotë:



