Fetahaj: E ardhmja ime vendoset brenda javës

08 gusht 2018 | 17:34

Liridon Fetahaj është mes qëndrimit dhe largimit nga Prishtina. Disa klube e kanë kontaktuar, por kontrata me kryeqytetasit ka ndikuar që ai të mos mund të vendosë për të ardhmen.

Te skuadra e Prishtinës janë bërë disa ndryshime në këtë afat kalimtar, por e ardhmja e Liridon Fetahajt ende nuk është sqaruar përfundimisht. Futbollisti që iu bashkua Prishtinës me shumë bujë vitin e kaluar nuk ka mundur të siguroj shumë minuta në formacionin e trajnerit shqiptar, Mirel Josa dhe për këtë arsye gjithçka mbetet e hapur rreth të ardhmes së tij. Gazeta e ka kontaktuar Fetahajn, i cili ka bërë me dije se ka kontratë edhe dy vjet me Prishtinën, kurse për të ardhmen i ka lënë të gjitha opsionet e hapura. “Kontrata ime me skuadrën e Prishtinës është dy vjet të tjera. Ende nuk kemi vendosur asgjë me klubin, por brenda javës do të dihet përfundimisht se do të mbetëm pjesë e Prishtinës apo të largohem”, ka thënë Fetahaj.

Ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit ka marrë disa oferta në këtë afat kalimtar, ani pse është nën kontratë me skuadrën kryeqytetase. Ai konfirmoi se dëshira e tij është vetëm të ketë minuta më shumë, duke lënë të nënkuptohet se është gati të largohet nga Prishtina. “Oferta kam marr mjaft shumë, por kjo është një gjë tjetër sepse jam një lojtar i Prishtinës. Dëshira ime është të luaj dhe nëse kjo gjë nuk është e mundur te Prishtina, atëherë pse jo edhe të largohem”, ka shtuar ai.

Ashtu sikurse Fetahaj, edhe Mentor Mazrekaj është lojtar i Prishtinës, por e ardhmja e tij nuk dihet. Ditë më parë nga kjo skuadër është larguar sulmuesi Ahmet Jonuzi, i cili nuk gjeti gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës, derisa Debatik Curri e ka përfunduar karrierën dhe do të jetë pjesë e stafit teknik.  Prishtina që mori pjesë në garat e Evropa Ligës deri tash ka transferuar Mertin Korenicën (Liria), Ahmet Halitin (Feronikel), Argjend Mustafën (Trepça ’89) dhe dyshen e Gjilanit, Armend Thaçi e Leotrim Bekteshi.

/Veton ZYMBERI/  

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Fetahaj është mes qëndrimit dhe largimit nga Prishtina. Disa…