Fetahu: Do të propozoj anulimin e kampionateve

30 mars 2020 | 15:03

Presidenti i Federatës së Basketbollit në Kosovë, Arben Fetahu ka deklaruar se o t’i propozojë bordit drejtues të këtij institucioni, ndërprerjen përfundimtare dhe anulimin e këtij sezoni, që momentalisht është ndalur për shkak të koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, Fetahu shpjegoi se shumë klube të basketbollit të femrave dhe meshkujve, kanë lojtarë të huaj në organikë dhe kjo ua rëndon barrën financiare, pasi do të duhet të paguajnë shpenzimet për tan, ndonëse aktiviteti është i ndërprerë.

“Besoj është e kotë të pritet më shumë se kaq. Klubet tona janë duke hyrë në obligime çdo herë e më shumë me lojtarët, sepse edhe kontratat e tyre janë të pezulluara, por jo edhe të ndërprera. Për fat të keq, klubet do të kenë telashe nëse i anulojmë garat, por së paku do ta kenë prapa mbulesën e Federatës. Basketbolli do të jetë sporti i parë prej sporteve kolektive në Kosovës që do të marrë vendim t’i ndërpres garat. Unë këtë propozim do t’ia bëjë Bordit të hënën (sot) për ndërprerje të kampionateve së paku të dy Superligave, atë të meshkujve dhe femrave si dhe Ligës së Parë të meshkujve, ku kemi klube me lojtar të huaj. Për të tjerat nuk është edhe aq urgjente”, u shpreh Fetahu në prononcimin e tij në KTV.

Ndërkohë, nisma e Presidentit të Federatës së Basketbollit në Kosovë, pritet të mbështetet edhe nga klubet, të cilat janë të interesuara të kursejnë sadopak në këtë situatë të vështirë të krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe zyrtari i lartë i LDK-së, Avdullah…