FFK-ja: Kuvendi i rregullt i punës mbahet më 8 prill

04 mars 2021 | 17:55

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) mbajti mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi.

Në mesin e shumë temave me rëndësi, KE analizoi garat e deritashme të stinorit pranveror duke konstatuar se, me gjithë disa lëshime të vogla, ka një ngritje të cilësisë sikur edhe një rivalitet të mirë të skuadrave në suaza të “fair-play”-t.

KE analizoi edhe punën e deritashme të komisioneve dhe kërkoi nga to që të jenë në nivel të detyrave dhe syçelë në mënyrë që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e garave.

“KE po vazhdon përgatitjet që sa më parë ta instalojë sistemin VAR, që do të ishte një ndihmesë e madhe për mbarëvajtjen e garave. Komiteti Ekzekutiv iu bënë thirrje edhe një herë klubeve dhe personave zyrtarë në ndeshje, që në përpikëri t’i zbatojnë  masat e Udhëzimit të IKShPK-së për Covid-19. KE diskutoi edhe për përkrahje në zhvillimin e futbollit të femrave që do të reflektonte edhe në ngritjen e kombëtareve. Kështu që FFK-ja me një projekt që e ka miratuar edhe UEFA do ta vazhdojë mbështetjen e klubeve të femrave. KE shqyrtoi dhe miratoi raportin e auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare për vitin 2020. KE mori vendim që Kuvendi i Rregullt i Punës të mbahet më 8 prill 2021”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka refuzuar…