FFK-ja, me dorë të ‘hekurt’, shkarkon Arianit Ahmetin

04 dhjetor 2019 | 18:06

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka shkarkuar nga Arianit Ahmetin nga posti i zëvendëssekretarit në FFK. Ky vendin erdhi pasi Ahmeti është vetëkandiduar për kryetar të Federatës së futbollit të Kosovës. KE e suspendoi edhe Bajram Zeirin deri në vendimin përfundimtar, pasi i njëjti e ka keqpërdorur detyrën e tij.

“KE unanimisht u pajtua me shkarkimin zv.sekretarit të deritashëm, z.Arianit Ahmeti, bazuar në shkeljet e tij flagrante, duke u vetëkandiduar për kryetar të FFK-së si dhe duke kërkuar nënshkrime nga delegatët e kuvendit, me çka dëmtoi imazhin e FFK-së dhe të futbollit të Kosovës, si dhe shkeli rëndë kodeksin e mirësjelljes, statutin e FFK-së dhe të gjitha normat morale dhe profesionale. Gjithashtu KE mori vendim që të zbatohet masa e suspendimit deri në vendimin përfundimtar për Bajram Zeqirin, i cili keqpërdori detyrën e tij, duke paraqitur shkresë të paautorizuar në MKRS, pasi ai as nuk është delegat i Kuvendit të FFK-së dhe as nuk është i autorizuar për veprime të tilla”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“KE i FFK-së vlerëson se është koha e fundit që të ndalen këto veprime të paskrupullta nga njerëz të pandërgjegjshëm dhe rekomandon që tashmë është koha të vihet si primar interesi i përbashkët i Kombëtares sonë para një momenti historik që kemi para vetes. KE inkurajon delegatët e Kuvendit se këto janë vetëm veprime të grupit të interesave dhe FFK dhe presidenti Ademi e kanë mbështetjen e plotë të asociacioneve të larta të futbollit si UEFA e FIFA”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën…