FFK-ja me njoftim për vendimet e marra në video-konferencën e UEFA-s

01 prill 2020 | 18:25

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për vendimet që janë marrë të mërkurën në video-konferencën mes UEFA-s dhe përfaqësuesve të 55 federatave anëtare të saj.

UEFA më herët gjatë të mërkurës njoftoi se janë shtyrë ndeshjet e përfaqësueseve të parapara të luhen në qershor, përfshirë ajo Maqedoni e Veriut me Kosovën, ndërsa po ashtu është pezulluar në afat të pacaktuar edhe Liga e Kampionëve e Liga e Evropës.

Në video-konferencë është thënë se asnjë vendim nuk mund të merret si i prerë duke marrë parasysh situatën e përhapjes së koronavirusit.

Afati i përfundimit të kampionateve nacionale mund të shtyhet, varësisht situatës, por ekziston qëndrimi që ndeshjet të luhen dhe kampionatet të përfundohen.

Garat e UEFA Nations League do të luhen në afatet e parapara (shtator, tetor, nëntor), por këto mund t’i shtohen edhe ndeshjet e mbetura të plejofit për Kampionatin Evropian, përfshirë ajo Maqedoni e Veriut – Kosovë.

“Gjitha vendimet do të diskutohen brenda federatave nacionale dhe vërejtjet e sugjerimet do t’i dërgohen UEFA-s, ndërsa takimi i radhës me sekretarët e përgjithshëm të federatave do të mbahet në pjesën e dytë të prillit. FFK dhe federatat tjera do të jen3ë vazhdimisht në kontakt, për të qenë aktive në vendimmarrje, por edhe për të diskutuar mbi problemet që mund të vijnë si pasojë e shtyrjeve të afateve, kontratave, etj.”, është thënë në komunikatën e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se shkaku…