FFK-ja s’bën zë që lulëzon tregu i zi i shitjes së biletave

09 tetor 2018 | 14:28

Tradita për të siguruar një biletë për të përcjell nga afër Përfaqësuesen e Kosovës në futboll vazhdon të jetë e njëjtë.

Pavarësisht asaj se Federata e Futbollit kishte paralajmëruar se gjithçka do të shkon në mënyrën më të mirë dhe nëpërmjet sistemit online, kjo nuk po ndodh as tash dhe tregu i zi është duke lulëzuar më të madhe, por edhe duke mbetur mundësia e vetme për të siguruar një biletë për të përcjell ndeshjen Kosova – Malta, e cila zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Çmimi zyrtar i biletave ka qenë 2, 3, 5 dhe 10 euro, kurse në tregun e zi çmimi i tyre është shumëfishuar, pra nga 15 deri në 25 euro.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…