FFK-ja: Shefki Kuqi dhe shumë trajnerë tjerë janë vetofruar

24 nëntor 2020 | 16:07

Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për medie ka njoftuar se ende asgjë nuk është vendosur për përzgjedhësin e ri të U21-shave.

Sipas FFK-së, trajneri Shefki Kuqi dhe shumë trajnerë ajanë vetofruar, kurse Komiteti Ekzekutiv do të analizojë mirë çdo gjë para se të vendosë për hapat konkret.

“Deri më tash Komiteti Ekzekutiv ende nuk është mbledhur për të analizuar punën e ekipeve përfaqësuese zinxhirë dhe për të diskutuar rreth ndryshimeve eventuale. Fillimisht do të kërkohet raporti i punës nga menaxherët e ekipeve përfaqësuese dhe më pas do të ftohen për bisedë trajnerët e secilës grupmoshë. Sigurisht se aty ku vlerësohet se është e nevojshme të ketë ndryshime do të ndërmerren hapat e duhur, por tash për tash nuk është zhvilluar asnjë takim me asnjë prej emrave që përmenden në media. Është e vërtetë që Shefki Kuqi ka shprehur interesim për të dhënë kontributin e tij për futbollin e Kosovës, por krahas tij janë edhe 7-8 emra tjerë që po ashtu kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e ekipeve përfaqësuese dhe KE i FFK-së do të analizojë mirë çdo gjë para se të vendosë për hapat konkret”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjetet…