“Fiction Fest” sonte dhe nesër bashkon emra të njohur të letërsisë bashkëkohore

04 nëntor 2025 | 08:36

Sot dhe nesër në Prishtinë, mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST”, që organizohet nga Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”.

Ky edicion jubilar karakterizohet me dy mbrëmje të bisedave dhe leximit të prozës artistike të shkrimtarëve dhe prozatorëve të njohur të letërsisë shqipe bashkëkohore.

Në mbrëmjen e parë do të marrin pjesë shkrimtarët: Rita Petro, Mark Pashku, Bardhyl Zaimi, Suad Arilla dhe Shpresa Qeriqi, ndërsa në mbrëmjen e dytë shkrimtarë: Besnik Mustafaj, Sali Bashota, Bardh Frangu, Shpëtim Selmani dhe Dhurata Hoti.

Këto dy mbrëmje artistike synojnë ta promovojnë prozën bashkëkohore shqipe dhe krijimtarinë e autorëve vendas e mbarëshqiptarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e  Suedisë ka vendosur të “përshtatë mbështetjen” për Serbinë…