“Fifi manipulohet nga Monika”, flet ish-banorja e “Big Brother VIP”

31 tetor 2021 | 13:43

Në një intervistë për ‘Fan Club’, isha banorja e shtëpisë, Sheila Haxhiraj ka folur për Fifin, duke thënë se është një njeri me zemër të madhe dhe më e sinqertë se që duhet.

Duke e kujtuar në bisedë debatin e ‘sajuar’ mes Fifit dhe Monikës, Sheila tha se Monika po përfiton nga gjendja emocionale e Fifit dhe po manipulon këtë të fundit.

“Ka zemër shumë të madhe dhe shumë e sinqertë, po më vjen keq po përfitohet me gjendjen e saj të keqe emocionale dhe po manipulohet nga Monika. Nuk e kam kuptuar këtë afrimitetin e tyre, që Monika ka për Fifin. Kur ka qenë zënka i kam thënë Monikës që mendoj në të pavetëdijshmen tuaj mendoj që këto janë fjalë të vërteta që keni thënë për njëra tjetrën (gjatë zënkës). Nuk kam qenë prezente dhe nuk gjykoj dot më mirë”, tha Sheila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ju kujtohet seriali që ‘pushtoi’ globin? Sigurisht që po! “Squid…