Fiket termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë

11 shtator 2022 | 11:22

Reaktori i fundit operativ në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia është mbyllur pasi centrali u rilidh me rrjetin ukrainas, tha të dielën agjencia bërthamore e vendit Energoatom.

Energoatom tha se një nga linjat e transmetimit u rivendos të shtunën, duke bërë të mundur furnizimin e centralit me energjinë që i nevojitet nga sistemi energjetik i Ukrainës dhe mbylljen e reaktorit.

Reaktori i fundit operativ në termocentral, kompleksi më i madh bërthamor i këtij lloji në Evropë, u shkëput nga rrjeti ukrainas javën e kaluar dhe po funksiononte në një “modalitet “, duke gjeneruar energji elektrike dhe duke përdorur energjinë e tij për të fuqizuar sistemet e ftohjes.

Javën e kaluar, një raport nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) bëri thirrje për “krijimin e menjëhershëm të një zone mbrojtëse të sigurisë dhe sigurisë bërthamore” rreth termocentralit bërthamor.

Ekziston një nevojë urgjente për masa të përkohshme për të parandaluar një aksident bërthamor që vjen nga dëmtimi fizik i shkaktuar nga mjetet ushtarake”, shkruan IAEA në raportin e saj.

Raporti i shumëpritur erdhi disa ditë pasi Drejtori i Përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi udhëhoqi një mision ekspertësh në Zaporizhzhia, në atë që ishte vështrimi i parë i pavarur për gjendjen e objektit që kur Rusia e pushtoi atë në fillim të luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti ka folur sot për mediat para ndeshjes kundër…