Filharmonia e Kosovës, për herë të parë koncert në Vjenë

24 shkurt 2026 | 08:57

Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës, do të paraqitet sonte me një koncert në Vjenë, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe do të mbahet në ora 19:00, në Haus der Industrie – King’s Hall, në Vjenë.

Në program do të interpretohen vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri, me pjesëmarrjen e sopranove Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani.

Ky është prezantimi i parë i Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak dhe vjen në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meksika ka vendosur mijëra ushtarë për të forcuar sigurinë, tha…