
Filloi finalja e Kupës Prishtina – Ballkani
29 korrik 2020
| 17:45
Ka filluar finalja e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll në mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Këto dy skuadra do të “luftojnë” për trofeun e Kupës dhe për daljen në Ligën e Evropës. Prishtina dhe Ballkani deri pak xhiro para fundit të kampionatit ishin në garën për titull, por dështuan përballë Dritës dhe Gjilanit që morën vendin e parë dhe të dytë.
Për të shpëtuar këtyre skuadrave u duhet të triumfojnë në finalen e Kupës që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:45.
FC Ballkan: Ruxhi, Potoku, Krasniqi, Berisha, Prekazi, Kuc, Gashi, Topalli, Baftiu, E.Krasniqi, Daku.
(V.Z / Epoka e re)