Filloi ndërtimi i çerdhes së dytë publike në Malishevë

09 shtator 2020 | 13:32

Të mërkurën në Malishevë, edhe zyrtarisht ka filluar ndërtimi i objektit të çerdhes së dytë publike, e cila është një nevojë e kohës.

Në fillimin e punimeve në ndërtimin e kësaj çerdhe, ishin të pranishëm, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, ai i urbanizmit, Ahmet Morina, drejtoresha e çerdhes aktuale, Behare Shala dhe zyrtarë tjerë përgjegjës. “Tani po ndërtojmë dhe çerdhen e dytë në qytetin e Malishevës dhe me këtë besojmë se deri diku i plotësojmë nevojat për të gjitha ato nëna të cilat punojnë. Së shpejti do të fillojmë edhe ndërtimin  çerdhes së tretë në Kijevë dhe besoj se kjo do t’iu ndihmojë familjeve të cilët do t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe”, ka thënë Begaj, i cili gjithashtu tha se “është i bindur se çdo ditë e më tepër po krijojmë kushte me të mira për të gjithë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit është shpërblyer me grant nga Ministria e…