Filloi viti i ri akademik në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

01 tetor 2020 | 14:56

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka shënuar sot ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik 2020/21.

Për shkak të respektimit të rregullave të dala nga Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për parandalimin e pandemisë Covid-19, Universiteti sot ka filluar vitin akademik me vitet e dyta dhe të treta të nivelit bachelor dhe master.

Ndërsa, për studentët e vitit të parë, ditëve në vijim Senati do të marr vendim për fillimin e ligjëratave.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, uron të gjithë studentët e rinj, të cilët kanë zgjedhur të bëhen pjesë e Universitetit tonë.

Po ashtu, ai u uron mirëseardhje dhe suksese studentëve që sot kanë filluar me ligjërata, ndërsa u bën thirrje atyre që të respektojnë masat e duhura për parandalimin e Covid-19 dhe në këtë mënyrë të realizohet mësimi në objektin e Universitetit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria nuk ka vetëm futboll dhe prandaj ka ardhur koha…