Filloi votimi për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje!

21 janar 10:11

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!,  kanë filluar të votojnë për të zgjedh kryetarin e ri.

Në garë është vetëm një konditat dhe ai është ish kryetari i kësaj partie, i njohur si lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kjo vie pas përçarjeve që e kanë përfshi këtë parti, pasi dorëheqje kanë dhënë nga pozitat e tyre në parti, kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sjediu, anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, ish sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe kryetari i komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati. Dorëheqjet kanë ardhur pas pakënaqësive të tyre me Kurtin  dhe zhvillimeve tjera në parti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës Ibrahim  Rugova,   ka vdekur më 21 janar…