Fillojnë hetimet për vrasjen e 12 mijë ukrainasve

13 qershor 2022 | 19:28

Policia ukrainase ka filluar hetimet për vdekjen e 12 mijë ukrainase, ka bërë të ditur komandanti i policisë së këtij vendi Igor Klimenko.

Hetimet përfshijnë edhe njerëzit vdekur që janë gjetur në varrezat masive, në rrugë e shtëpi, transmeton Telegrafi.

Klimenko ka theksuar se disa prej vrasjeve masive janë kryer nga pushkë snajper, tanke apo mjete të blinduara ruse.

Megjithatë nuk specifikoi sesa prej të vdekurve janë civilë e sa ushtarë ukrainas.

Kujtojmë se sot janë gjetur shtatë kufoma në një varrezë masive në afërsi të Bucha.

Dy prej kufomave kishin duart e lidhura dhe ishin qëlluar me plumba në kokë dhe gjunjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej këshilltarëve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mihailo Podolyak,…