Fillojnë punimet në projektin e poligonit multifunksional sportiv dhe parkingjeve në Skenderaj

22 nëntor 2019 | 15:47

Kanë filluar punimet në projektin e poligonit multifunksional sportiv dhe parkingjeve në Komunën e Skenderajt.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit dhe bashkëpunëtorë, kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve në poligonin multifunksional sportiv, ku përveç poligonit multifunksional aty do të ndërtohen edhe 258 vendparkingje.

Ky projekt është mjaft i rëndësishëm për dashamirët e sportit dhe rinisë së Skenderajt të cilët do ta kenë një vend të mrekullueshëm për të zhvilluar lojërat e tyre që i pëlqejnë.

Po ashtu, kjo hapësirë do të bëhet edhe më e bukur me vendparkingje të mjaftueshme që do të ndërtohen për qytetarët.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare…