Fillojnë punimet në rrugën Rezallë – Rezallë e re

19 shtator 2019 | 15:19

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, gjeneralin Ilaz Dërguti, asamblistin Sami Aruçi, drejtoreshën e Urbanizmit Sanie Ahmeti dhe inxhinierë, mori pjesë në fillimin e rrugës Rezallë – Rezallë e re.

“Banorët e fshatit Rezallë dhe Rezallë e re, më nuk do ta kenë shqetësimin e rrugës që lidhë këto dy fshatra me gjatësi rreth 3 km, sepse sot filluan punimet në këtë rrugë e cila sipas projektit dy vjeçar do të asfaltohet. Urime të gjithë banorëve të kësaj pjese për këtë rrugë. Jemi duke punuar gjithandej dhe do të vazhdojmë të punojmë për Skenderajn tonë!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Kinë është publikuar renditja…