Fillojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit dhe rrugës në lagjen ‘Kalabria’

03 shtator 2019 | 16:47

Kanë filluar punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Për të shikuar fillimin e punimeve në rrugën “Sylejman Vuçitërrna”, në lagjen “Kalabria” ka dalë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ndërtimi i këtij rrjeti, përfundimisht do të zgjedhë çështjen e ujërave të zeza, që ka qenë shqetësuese për banorët e kësaj pjese të Prishtinës.

Ka dy vite që një ndërtues në këtë rrugë u ka shkaktuar dëme të mëdha banorëve të kësaj lagjeje, duke bërë që gypi i kanalizimit të bie nën nivel, ku banorët kanë qenë të detyruar që për bllokim të kanalizimi të lajmërojnë Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, e cila ishte çdo i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të banorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender…