Fillojnë tri ndeshjet e Superligës

24 shkurt 2021 | 13:00

Kanë filluar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll. Këto ndeshje janë të vlefshme për javën e 21-të, kurse secila prej tyre është më interesante se tjetra.

Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” përballet me kampionët e Dritës, të cilët i mposhti dy herë në kuadër të Superkupës dhe Kupës, derisa tash synon edhe fitoren e tretë rresht në kampionat. Në anën tjetër klubi nga Gjilani kërkon këndelljen pas atyre humbjeve dhe humbjes që pësoi në fundjavë nga Trepça ’89.

Sot (e mërkurë) do të zhvillohen edhe dy derbi të tjerë në elitë. Gjilani i Bylbyl Sokolit e kërkon këndelljen ndaj liderit të re në renditjen tabelore, Ballkanit, kurse Llapi kërkon edhe një tjetër sukses në sezonin pranveror, kësaj radhe ndaj Trepçës ’89 në “Riza Lushta”.

SUPERLIGA – Java 21

Të mërkurën takohen:
13:00 Gjilani – Ballkani
13:00 Trepça ’89 – Llapi
13:00 Prishtina – Drita

Të enjten takohen:
13:00 Feronikeli – Drenica
13:00 Besa – Arbëria

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përpjekje për ta luftuar shtimin e vetëvrasjeve për herë…