Fillojnë vizitat sistematike mjekësore për të gjithë nxënësit e shkollave në Mitrovicë

14 prill 2023 | 09:27

Drejtoria për Shëndetësi ka filluar së implementuari projektin i cili ka të bëjë me vizitat sistematike mjekësore për të gjithë nxënësit e shkollave të Komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast, ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni”, fillimisht kanë kryer kontrolla mjekësore tek nxënësit e shkollave të mesme të larta; Gjimnazi “Frang Bardhi”, SHMLM “Dr.Xheladin Deda”, SHMLE “Hasan Prishtina”, si dhe shkollën e muzikës “Tefta Tashko”.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr.Fahri Shabani, lidhur me zbatimin e këtij projekti ka thënë se çdo gjë ka filluar sipas planit dhe se vizitat patën mbarëvajtje të mirë.

Ai po ashtu theksoi se gjatë këtyre vizitave është vërejtur një bashkëpunim i mirë mes menaxhmentit të QKMF-së, ekipeve mjekësore, stafit dhe nxënësit e shkollave, ku shprehu bindjen që ky nivel i lartë i bashkëpunimit dhe kjo frymë motivuese do të vazhdojë deri në fund të projektit.

Vlen të potencohet se ky projekt i Drejtorisë për Shëndetësi do të përfshijë të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta në komunën e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Endokrinologjisë e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës…