Fillon asfaltimi i rreth dy kilometrave rrugë në Bardh të Malishevës

30 maj 2020 | 14:10

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe ndërtimit e rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat dhe vendbanimet e komunës së Malishevës, pas hapjes dhe përgatitjes së katër rrugëve në fshatin Bardh, të shtunën ka filluar edhe asfaltimi i këtyre rrugëve, duke e përmbyllur kështu rregullimin e pjesës më të madhe të rrugëve në këtë fshat të thellë të kësaj komune.

Në fillimin e asfaltimit të këtyre rrugëve, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, të cilët janë pritur nga anëtari i asamblesë komunale nga ky fshat, Valon Krasniqi, kryetari i Bardhit, Selman Krasniqi dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka uruar banorët e Bardhit, përkatësisht të lagjeve në të cilat sot filloi edhe asfaltimi i rrugëve, pasi ndërtimi i rrugëve ka qenë jetike për banorët dhe kjo ju lehtëson jetesën.

Nga ana tjetër, edhe banorët e kanë falënderuar komunën për ndërtimin e këtyre rrugëve, pasi rregullimi i tyre ka rëndësi jetike për të vazhduar jetesën në këto lagje të thella.

Ndërtimi i rrugëve, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa këto katër rrugë kanë një gjatësi prej 1 870 metrave. (L.G / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarët e Superligës së Kosovë gjatë ditës së sotme i…