Fillon asfaltimi i rrugës “Sejdi Kryeziu” në lagjen Pejton

03 shtator 2020 | 11:52

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Sejdi Kryeziu” në lagjen Pejton për të vazhduar edhe me rrugët “Nazmi Mustafa” e “Perandori Justinian”.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Fillimisht u siguruam që aty të përfundojë e gjithë infrastruktura nëntokësore. Në këto rrugë nuk do të kemi pamjen e vjetër me kabllot e varura të rrymës në gjithë lagjen. Falënderojmë të gjithë qytetarët e lagjes për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Tash, lagjja e tyre do të duket më bukur me rend e rregull”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja FOL me mbështetjen e Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve…