Fillon asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë

06 nëntor 10:21

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtoresha e Urbanizmit Sanie Ahmeti, kanë parë nga afër fillimin e asfaltimit të segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë.

Ndër të tjera kryetari Jashari, ka theksuar se “asfaltimi i rrugës në fshatin Pemishtë po vazhdon sipas planit, së bashku me bashkëpunëtorë pamë nga afër finalizimin e rrugës.

Aty bashkbiseduam me banorë të kësaj pjese të cilët i uruam për rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Skenderaj, çdo ditë e më shumë po bëhet me infrastrukturë moderne!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokratja Buta Biberaj i fitoi zgjedhjet për postin e prokurorit…