Fillon asfaltimi në rrugët dhe parkingun e Spitalit të Pejës

09 dhjetor 2022 | 11:11

Ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe parkingut në Spitalin e Pejës. Ky është një lajm i mirë për pacientët dhe stafin e këtij spitali, pasi po krijohen kushte më të mira për lëvizje brenda hapësirës së këtij spitali.

“Filloj asfaltimi i parkingjeve dhe rrugëve të Spitalit! Me qëllimin e krijimit të kushteve për parking dhe lëvizjeve të pacientëve e vizitorëve po zbatohet projekti për asfaltimin e rrugëve dhe parkingjeve.  Sot ka filluar asfaltimi i parkingut në hyrje të oborrit të Spitalit e ditëve në vijim do të vazhdohet me asfaltimin e hapësirave tjera”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë…