Fillon fushata e korrje – shirjeve në Malishevë

08 korrik 2021 | 14:30

Zyrtari i lartë, pran Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Malishevës, Milaim Morina, ka deklaruar se sot zyrtarisht ka filluar fushata e korrje – shirjeve në këtë komunë. “Është formuar shtabi komunal për korrje-shirje dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më  të suksesshme dhe besojmë në përfundim brenda afati  kohorë të korrje -shirjeve në komunën tonë”, ka deklaruar Morina.

Shtabi komunal për korrje – shirje, ka përgatitur planin operativ, që të punoi sipas rregullores për korrje- shirje.

Aty parashihet edhe çmimi për hektarë të cilin e ka rekomanduar MBPZHR-ja  prej 90 eurosh.

Drjetoria në fjalë ka kërkuar nga kryesitë e fshatrave  që të  formohen shtabet lokale  si dhe të bëhet grumbullimi i të dhënave gjatë fushatës së korrje -shirjeve.

Duke pasur parasysh sipërfaqet e mbjellura me drithëra afro 3.590.00 ha, në territorin e komunës  së Malishevës,  këtë vit mund të angazhohen 40 autokombajna, ndërsa komuna jonë në dispozicion ka 26 autokombaja, prandaj duhet siguruar edhe 14 sosh.

Sipas njomit të komunës, rendimentet e grurit varijojnë nga  4500 kg për ha deri në 5500 kg për ha.

Nëse mbretëron koha me mot të mirë, fushat e korrje-shirjeve  në Komunën e Malishevës, pritet të përfundoi brenda afatit  prej dy javësh të paraparë sipas shtabit komunal për korrje-shirje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka reaguar pas shkarkimit…