Fillon ndërtimi i trotuarit në fshatin Shkozë të Malishevës

01 tetor 2020 | 15:36

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, të enjten në fshatin Shkozë, ka filluar ndërtimi i trotuarit me gjatësi 500 metra, nga hyrja e fshatit në drejtim të shkollës.

Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm, drejtori i urbanizmit në Malishevës, Ahmet Morina dhe shefi i njësisë së prokurimit komunal, Nuhi Shala, të cilët janë takuar edhe me banor të këtij fshati.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë me dije se ndërtimi i këtij trotuari, “është pjesë e projekteve kapitale dhe i planifikimeve komunale për këtë vit, ndërsa trotuari, i cili ka qenë edhe kërkesë e fshatit, fillon nga hyrja në fshat dhe shkon në drejtim të shkollës”.

“Krahas dhjetë rruginave që jemi duke i rregulluar në Shkozë, sot ka filluar edhe realizimi i projektit të radhës, të trotuarit, dhe gradualisht jemi duke i përmbushur kërkesat dhe nevojat e banorëve të Shkozës, sikur edhe në të gjitha vendbanimet tjera”, ka thënë drejtori Morina, i cili edhe i uroi banorët për projektin e trotuarit që po realizohet në këtë fshat.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nebojsha Çoviq është zyrtari serb i radhës që ka zbuluar…