Fillon ndërtimi i ujësjellësit për njëmbëdhjetë fshatra të Klinës

08 dhjetor 2020 | 14:10

Në Komunën e Klinës kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit për njëmbëdhjetë fshatra, projekt ky me një vlerë prej 1 484 993 euro dhe i financuar nga Qeveria Zvicerane, e cila ka mandatur organizatën CDI për implementimin e këtij projekti, pas kërkesës nga komuna.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetari, Besim Hoti, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Iber Elezaj, Astrit Vokshi, përfaqësues i CDI-së në Kosovë, kanë marrë pjesë në përurimin e punimeve për realizimin e këtij projekti.

Fshatrat në të cilat do të ndërtohet apo rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit janë: Caravik, Çabiq, Zabergjë, Ujmirë, Doberdol, Rixhevë, Stapanicë, Gllarevë, Përqevë, Gjurgjevik i Madh dhe Stupë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mino Raiola, agjent i Paul Pogbas, ka lëshuar një deklaratë…